Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për familjet që kanë dhënë heronj, dëshmorë e martirë, për ata që kanë humbur gjymtyrë dhe plagët ende i kanë të hapura, do u rriten të ardhurat.
“Për të gjitha këto kategori, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, pensionet do të rriten për 50 %”, thotë Hamza.
Në postimin e tij, Hamza ka thënë se veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar.
“Atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë do t’u ofrohen mundësi më të mira dhe të ardhura më të larta. Përkrahja për të gjitha kategoritë e luftës do të rritet për 50%. Po ashtu, veteranët nuk do të kenë më nevojë të zgjedhin mes pagës dhe pensionit, sepse do t’u mundësohet ta mbajnë vendin e punës dhe në të njëjtën kohë ta gëzojnë pensionin e merituar”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...