Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.
Hamza ka thënë se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.
“Qëllimi jonë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju fitoni më shumë, ju i rritni pagat edhe në sektorin privat. Për shkak se e kemi qëllim edhe sektorin privat, po përmes sektorit privat me i përkrah edhe me i ndihmu, edhe punëtorët në sektorin privat, sepse jeni kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike, po jeni edhe punëdhënësi më i madh në Kosovë. Prandaj, sigurisht se do të jem partneri juaj, përkrahësi juaj, shteti do ta kryejë punën e vet, edhe përmes subvencioneve dhe granteve kur ju keni nevojë me e ndërru teknologjinë, edhe linjat e prodhimit”, ka deklaruar Hamza.
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...