Napoli është ndër klubet e interesuara për mesfushorin e Interit, Davide Frattesi, pavarësisht çmimit të tij prej 45 milionë euro.
Sipas mediave Corriere dello Sport dhe Il Mattino, Napoli i është bashkuar garës për nënshkrimin e italianit Frattesi nga Interi.
24-vjeçari thuhet se po mendon të largohet nga Stadio Giueseppe Meazza për të marrë më shumë kohë për të luajtur diku tjetër.
Ai ishte lidhur me një lëvizje te Roma, por çmimi i kërkuar prej 45 milionë eurosh i Interit dhe qëndrimi i mundshëm i Lorenzo Pellegrinit në Olimpico do të thotë që Frattesi mund të jetë i paarritshëm për Giallorossët.
Nga ana tjetër, sipas gazetës Il Mattino, Napoli po shqyrton një marrëveshje huazimi me një detyrim blerje që do të paguhet në dy vite financiare.
Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse Frattesi në të vërtetë do të merrte më shumë kohë për të luajtur në Napoli, duke pasur parasysh se Stanislav Lobotka, Andre Zambo Anguissa dhe Scott McTominay janë titullar të rregullt në mesfushë e ekipit nga Stadio Maradona.
Napoli gjithashtu mbetet në bisedime me Chelsean për Cesare Casadei pasi Michael Folorunsho pritet të bashkohet me Fiorentinën. /Telegrafi/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur