Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është shprehur se ai ka interes që qytetarëve tu ofrojë vizionin e partisë që ai udhëheq për të ardhmen, e jo të ndajë, përçajë e të flas për të shkuarën.
I pari i LDK-së, në një postim në Facebook, ka prezantuar edhe projektet që ai ka, të cilat kapin vlerën e 5 miliardë eurove, ku ka shtruar edhe pyetjen për qytetarët: ‘‘Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?’’.
Postimi i plotë:
KAM NJË PYETJE.
CILI NGA KËTO PROJEKTE ËSHTË MË I NEVOJSHMI PËR JU?
Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!
5 miliardë euro investime!
Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?
Pëlqejeni, individualisht, projektet infrastrukturore që ndikojnë jetën e juaj më së shumti!
Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë – i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!
Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.
Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë.
Dua të ju ofrojë vizionin tonë për të ardhmen me projekte që ndikojnë në jetën tuaj!
Këto projekte me gjithë program, janë prezantuar në 7 takime tematike brenda #LUMIR2025, e në takim me 150 bizneset më të mëdha në vend!
Dhe për ata me mendje në shekullin e shkuar, vizualizimi i projekteve të shkruara nga 270 ekspertë, është bërë me prompte të Midjourney e ChatGPT. Mirë se vini në vitin 2025!
E ardhmja është e bukur!
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...