Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, dhe drejtorin e Departamentit Mjekësor të SHSKUK-së, Ardian Shefkiu, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga drejtorë të klinikave të ndryshme mjekësore.
Në shenjë mirënjohje për mbështetjen e dhënë në përkrahjen shëndetësore ndaj punonjësve të policisë, drejtori Hoxha ka ndarë mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësor.
“Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...