Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhur në fshatrat Treboviq dhe Bllagajë të Pejës.
Sipas njoftimit, më datë 29.12.2024, rreth orës 22:40, Policia është informuar për një vjedhje në një shtëpi në fshatin Treboviq, shkruan Arbresh.info.
Bazuar në ankuesin, person(a) të dyshuar kanë depërtuar me forcë në shtëpi dhe kanë vjedhur: Një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari, një telefon mobil
Në të njëjtën datë, rreth orës 22:40, është raportuar një tjetër rast në fshatin Bllagajë.
Sipas të dëmtuarit, kur janë kthyer në shtëpi, kanë gjetur derën e hyrjes të hapur dhe shtëpinë të demoluar. Nga aty janë vjedhur: Një shumë e konsiderueshme parash, stoli ari
Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, më datë 31.12.2024, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për këto raste.
“I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...