Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, tha Kelani.
Ai shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhen të ditura informacionet shtesë.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116