Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se kanë nisur nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky projekt është në kudër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...
Gjini: Ulja e pragut të TVSH-së për zejtarët, ndër vendimet ...
Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë...
Dy shoferë motoçikletash gjobiten për shkelje të rënda në tr...
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon