“Alternative fur Deutschland” (AfD), parti e ekstremit të djathtë në Gjermani, ka publikuar programin e saj parazgjedhor dhe idetë që përmban mund të përshkruhen si jashtëzakonisht radikale.
Në planet për zgjedhjet e parakohshme të muajit shkurt, “Alternativa për Gjermaninë” njoftoi se, nëse vjen në pushtet, do të kërkojë që Gjermania të tërhiqet nga Bashkimi Evropian.
AfD thotë se BE-ja “dëshiron të krijojë një supershtet ekonomik”, dhe në këtë drejtim ata duan gjithashtu që shteti gjerman të heqë euron si monedhë të saj, shkruan yahoonews.
Ide të tjera përfshijnë kufizimet për abortin dhe largimin nga Marrëveshja e Parisit për të luftuar ndryshimet klimatike. Megjithatë, është e vështirë të pritet që AfD të vijë në pushtet. Ata janë aktualisht në vendin e dytë në sondazhet parazgjedhore me 19 për qind mbështetje, por të gjitha partitë, përfshirë CDU-në kryesore (32 për qind), kanë përjashtuar mundësinë e një koalicioni me ta.
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...