Shqipëria është pranuar si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Administratës Publike (EUPAN), gjatë takimit të zhvilluar në Budapest, Hungari.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila vlerësoi se ky hap e afron administratën shqiptare me administratat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Pirdeni theksoi se kjo do të shpejtojë akoma më shumë ritmin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Në Rrjetin Evropian të Administratës Publike, ku Shqipëria sapo u pranua zyrtarisht si Vëzhguese, për të afruar edhe më tej administratën tonë me administratat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe për të shpejtuar akoma më shumë ritmin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh ministrja Pirdeni.
Pirdeni ndodhet në Budapest ku ditën e djeshme nënshkroi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, Planin e Veprimit për trajnimin e nëpunësve të institucioneve shqiptare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kjo vizitë mbahet në javët e fundit të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila, pas hapjes së negociatave për grup-kapitullin I “Themeloret” në tetor, vetëm pak ditë më parë njoftoi dritën e gjelbër për hapjen e negociatave edhe për grup-kapitullin VI, që ka në fokus Marrëdhëniet e Jashtme./rtsh.al
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...