Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve.
Dita e Falënderimeve në kulturën dhe traditën amerikane festohet mes familjarëve dhe miqve të afërt. Sot në Prishtinë, kryeministri Kurti këtë ditë të rëndësishme e shënoi me një drekë mes miqsh, në nderim të miqësisë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, popujve të të dy vendeve dhe bashkëpunimit me ambasadorin Hovenier, ambasadën amerikane dhe qeverinë amerikane.
“Sipas traditës së festës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të qeverisë që drejton për rolin vendimtar, angazhimin e pandërprerë dhe mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e tij”, njofton Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info/



Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...