Përderisa përpjekjet për formimin e qeverisë në Belgjikë, ku në muajin qershor janë mbajtur zgjedhjet po vazhdojnë, ndërsa Mbreti Philippe i ka dhënë kohë shtesë deri më 10 dhjetor mandatarit Bart De Wever.
Sipas njoftimit nga Mbretëria, Mbreti Philippe e ka pritur në pallat liderin e Partisë Nacionaliste Flamane, N-VA, Bart De Wever, i cili i ka fituar zgjedhjet.
Mbreti Philippe i cili e vlerësoi raportin e De Wever, bëri të ditur se nuk ka progres të qartë për formimin e qeverisë dhe se mbledhja e re do të mbahet më 10 dhjetor.
De Wever u caktua nga Mbreti për të formuar qeverinë pasi ishte fituesi i zgjedhjeve.
Mosmarrëveshjet midis rajoneve federale në Belgjikë shkaktojnë kriza politike pothuajse pas çdo palë zgjedhjesh.
Vendi mbeti pa qeveri për 107 ditë pas zgjedhjeve të vitit 1979, 148 ditë në 1988, 194 ditë në 2007 dhe 653 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2019./abcnews/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...