Ndërkohë pritet që aty të mbërrijë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ose përfaqësues të kësaj force politike.
Të gjithë drejtuesit e partive të vogla opozitare do të konsultohen mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme, ku kreu i shtetit do të dëgjojë propozimet e tyre.
Më pas ai do të vijojë konsultimet me partitë e tjera për të zgjedhur një datë të pëlqyeshme për forcat politike.
Pas këtyre takimeve, kreu i shtetit do të ketë takim të enjten me përfaqësues të Partisë së Lirisë. Për dy forcat më të mëdha politike është parashikuar që t’i zhvillojë konsultimet ditën e hënë, më 25 nëntor.
Pas përfundimit të konsultimeve presidenti Begaj do të vendosë një datë konkrete dhe do të shpallë dekretimin e saj.
Data e zgjedhjeve pritet që të jetë ose në fund të muajit prill ose dy të dielat e fillimit të muajit Maj. Por kjo do të mësohet pas vendimit që do të marrë presidenti Begaj./Tvklan
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...