Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani.
Rohde në një postim në “X” tha se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës rregullores specifike gjermane për fushatën atje.
Ai theksoi se sipas legjislacionit gjerman, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.
“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane. Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
With regard to the upcoming general elections in Kosovo, we informed the Foreign Ministry and political parties about our specific regulation. This concerns campaign events for elections in Kosovo that take place on German soil. The regulation stipulates inter alia that … 1/2
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 18, 2024
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...