Mevlan Shaba ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai ka treguar për arsyet se përse mendon që u largua nga ky format si dhe për shumë gjëra të tjera që përfshijnë jetën personale.
Ish-konkurrenti ka folur për videon e ish-partneres Livias dhe se a mendon se kjo gjë e penalizoi.
“Ka qenë një gjë e tepruar, një ego për famë, ia arriti qëllimit”, u shpreh ai.
E këtë e ka diskutuar edhe me partneren e tij aktuale, ku thotë se çdo gjë është në rregull.
I pyetur nëse ka ndonjë mesazh për Livian, ish-banori theksoi: “S’kam për t’i thënë asnjë gjë. Kam familjen time, jetën time”.
I njëjti tha se tani është i fokusuar në familje, meqë edhe po pret të bëhet baba. /Telegrafi/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë