Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky gabim tani e tutje nuk do të të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat Kosova ose është lidhur gabimisht me Serbinë, shkruan Arbresh.info.
“Çfarë lajmi i mrekullueshëm! Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, edhe në 697 banka tjera gjermane, të cilat janë pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken, Republika e Kosovës ?? do të figurojë si shtet i pavarur në platformat e tyre.”, ka shkruar ai.
“Falë reagimit tuaj vigjilent dhe angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe ky gabim nuk do të ekzistojë më në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, tek të cilat shteti ynë ose është lidhur gabimisht me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve tjera, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse.”, shtoi Ajeti.
Ambasadori Ajeti tha se procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve të Volksbanken Raiffeisenbanken, ku Republika e Kosovës do të shfaqet si shtet i pavarur, do të zgjatë disa muaj dhe deri në prill të vitit 2025 do të përfundojë në tërësi.
“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla.”, tha ai./Arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit