Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se e mendon të heqë dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.
Rama tha se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.
“Sa herë mendoj unë ‘ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”, ka thënë Rama.
Tutje, kryeministri shqiptar ka theksuar se pjesën e artit e ka më të relaksuar.
“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, ka thënë tutje Rama./Arbresh.info/
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj