Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një video nga ura e re e Kukësit, e cila u inaugurua një ditë më parë.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ura e re është një shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për Kukësin dhe Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe me Urën e Madhe të Veriut, një shembëlltyrë e ambicies sonë për Kukësin e për të gjithë Shqipërinë, e cila jo vetëm zgjidhi përfundimisht nyjen e rrezikshme që lidhte deri dje dy anët e Drinit, po edhe solli një tjetër realitet të ri inxhinierik e arkitektonik në infrastrukturën e Shqipërisë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...