Bayern Munich ka arritur të mposht Bochumin me rezultat 0-5 në udhëtim në xhiron e tetë në Bundesligë.
Bavarezët janë këndellur nga humbja e ‘turpshme” nga Barcelona në mesjavë dhe arritën të deklasojnë skuadrën e fundit në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Ishte Olise i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë në minutën e 16-të, kurse dhjetë minuta më vonë, Musiala dyfishoi epërsinë.
Ndërkohë tre golat e tjerë u realizuan në pjesën e dytë, me Harry Kane i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57-të.
Leroy Sane shënoi golin e katërt tetë minuta më vonë, kurse për epilogun final 0-5 u përkujdes, Kingsley Coman i cili realizoi në minutën e 71-të.
Me këtë fitore Bayerni është në kuotën e 20 pikëve dhe prinë në tabelë së bashku me Leipzigun që ka po aq pikë, mirëpo golavarazhi është më i mirë i bavarezëve./Arbresh.info
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...