Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka vazhduar shpërndarjen e ujit të pijshëm përmes autobotëve, pas ngritjes së nivelit të manganit në ujin që vjen nga Liqeni i Badocit.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), niveli i këtij elementi kimik është rritur sërish, duke rrezikuar cilësinë e ujit për konsum.
KRU Prishtina ka vendosur autobotë në disa pika të kryeqytetit dhe zonave përreth, përfshirë rrugët Muharrem Fejza, Aleksandër Dubečka në Graçanicë, Jakov Xoxa te rruga B, Llapnasellë, banesat Pedalishte dhe Bregu i Diellit.
Po ashtu, autobotë janë vendosur edhe në Hajvali pranë SHFMU “Afrim Gashi” dhe Badoc te Parku i Lodrave. Një autobot shtesë është vendosur edhe në rrugën Xheladin Hana pranë banesave të bardha në Prishtinë.
LEXO EDHE:
IKSHKP rekomandon që të mos konsumohet uji nga Liqeni i Badovcit, kjo është arsyeja
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...