Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
KQZ njofton se ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Sipas KQZ-së, kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.
“Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin me logjistikë zgjedhore si dhe për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme, siç janë: Organizimi i punëtorive të përbashkëta; shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura në edukimin e votuesve; shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore”, njofton KQZ-ja.
Të dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre./Arbresh.info/



Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...