Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta ditën e djeshme të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari e Hamëz Jasharit.
“Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, njofton ZKM-ja, shkruan Arbresh.info







Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...