Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si shteti më i ri anëtarë i kësaj Konvente.
Dorëzimi zyrtarë i instrumentit të anëtarësimit në Konventën për Pranim të Përkohshëm, u bë nga Udhëheqësi i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ambasadori Agron Bajrami dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, përderisa nënshkrimi i saj ishte bërë nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz.
Me rastin e aderimit të vendit tonë në këtë Konventë të rëndësishme, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave (OBD), z. Ian Saunders, e ka përgëzuar Kosovën për aderimin në Konventën e Stambollit
dhe përkushtimin e saj për zbatimin e procedurave doganore që promovojnë lehtësimin dhe sigurinë e tregtisë.

E miratuar në vitin 1990, Konventa e Stambollit thjeshton pranimin e përkohshëm të mallrave përtej kufijve, përderisa OBD luan një rol kyç në mbikëqyrjen e zbatimit të konventës dhe ofrimin e udhëzimeve për vendet anëtare.
Që nga anëtarësimi i saj në OBD, Kosova ka përmbushur standardet ndërkombëtare duke aderuar në Konventa të tjera të rëndësishme tregtare.

Si anëtari i 81-të i Konventës së Stambollit, Kosova i bashkohet një numri në rritje të vendeve që përfitojnë nga procedurat doganore të thjeshtuara për importet e përkohshme.
Ky anëtarësim do të përmirësojë përpjekjet e Kosovës për lehtësimin e tregtisë, do të tërheqë investime të huaja dhe do të forcojë integrimin e saj në ekonominë globale, duke mbështetur kështu rritjen e qëndrueshme ekonomike./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116