Nga nesër do të nisë grumbullimi i qenve endacakë në komunën e Preshevës.
Kështu ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani, shkruan Arbresh.info.
“Ju informojmë se nga data 17.09.2024, do të fillojë grumbullimi i qenve endacak në qytetin tonë. Ju bëjmë apel të gjithëve që të kujdeseni për qentë tuaj shtëpiak dhe të mos i lëshoni jashtë pa mbikëqyrje”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se qentë endacak janë bërë shqetësim për sigurinë e fëmijëve dhe qytetarëve përgjithësisht.
“Është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojmë në këtë proces për ta bërë qytetin tonë më të sigurt për të gjithë”, ka bërë thirrje Sinani./Arbresh.info/
Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gj...
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...