Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar dëshmorët e Pollatës dhe Grabanicës, të cilët ranë 34 vjet më herët.
Kurti tha se më 13 shtator të viti 1990, qindra policë dhe ushtarë serbë e rrethuan fshatin Pollatë të Podujevë, duke e realizuar një aksion kriminal të koduar me emrin “Munja” apo në shqip “Rrufeja”.
“Qëllimi i tyre ishte terrorizimi i popullit shqiptar të Kosovës, duke e dhënë një shembull të veçantë të brutalitetit të aparatit shtetëror të dhunës arbitrare dhe politike; si dhe pengimi i lëvizjeve dhe organizimeve të mëtutjeshme, gjashtë ditë pas mbledhjes së Kaçanikut ku më 7 shtator, delegatët e Kosovës e kishin miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
“Por banorët e Pollatës dhe të Llapit rezistuan me armë, duke i dhënë shembull gjithë Kosovës. Atë ditë në Pollatë, u vra Besim Latifi (1968) dhe Skënder Manolli. Student i drejtësisë në Universitetin e Prishtinës dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989, Besimi u vra në derë të odës së familjes së tij, teksa po dilte prej saj me pushkë në dorë. Po me armë në dorë dhe po para shtëpisë së tij, u vra edhe Skënder Manolli, gjithashtu nga Pollata”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, shefi i qeverisë tha se poa të ditë, më 13 shtator 1990, teksa vëllezërit Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, po ktheheshin nga fshati Doblibare i Gjakovës për në Deiq të Klinës, u ndaluan nga një patrullë e policisë në Grabanic, ku u malltretuan nga policia serbe.
“Policët serbë nisën t’i malltretonin arbitrarisht, e kështu në përleshje e sipër, e plagosën Simonin. Në atë situatë, Shtjefëni e nxori revolen dhe pasi e vrau një polic, mbeti edhe vetë i vrarë bashkë me vëllain e tij Simonin”.
“Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në varrimet e këtyre katër dëshmorëve të lirisë, të rënë duke i rezistuar dhunës policore, shtypjes politike dhe diskriminimit mbi baza etnike të regjimit të apartheidit që Serbia po e instalonte ato kohë në Kosovë”.
“Lavdi të rënëve Besim Latifi, Skënder Manolli, Simon Dushi dhe Shtjefën Dushi, mes të rënëve në rrugën e gjatë të rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...