Naim Abazi, prokurori i rastit të agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023, ka thënë se ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe.
Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se gjatë këtij hetimi për rastin në fjalë kanë hasë në vështirësi të ndryshme, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkufitar.
“Gjatë këtij hetimi kemi hasë në disa sfida të rëndësishme, vështirësi në gjurmimin e fondeve të shpëlarjes së parave dhe përdorimit të e teknologjike të avancuara për përfshirje kriminale nga të akuzuarit”.
“Ndër të akuzuarit kryesor është edhe individi me pozitë kyçe Milan Radoiçiq, si udhëheqës i grupit, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale”.
“Në kuadër të hetimeve kemi bërë dhjetëra kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar duke përfshirë vendet e BE-së, ShBA-në dhe vendet tjera”, ka thënë Abazi./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...