Pak ditë para se të bëhet një vit që nga sulmi i Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se aktakuza është ngritur ndaj 45 personave.
“Pas përfundimit të hetimit, pas grumbullimit të të gjitha provave, sot kemi ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, tha Isufaj.
Ndryshe, grupi terrorist i udhëhequr nga Millan Radojiçiq sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ku vrau heroin Afrim Bunjaku./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Mallorca e Vedat Muriqit mposhtet nga Atletico Madrid
Haradinaj iu premton veteranëve krijimin e ministrisë për UÇ...
Sveçla përgëzon policinë pas arrestimeve për fajde dhe drogë...
Me shkrim të përzemërt, Melinda ia uron ditëlindjen menaxher...
Drenusha ankohet se djemtë po i japin shumë hapësirë Xhenetë...
Netanyahu thotë se bisedoi me Trumpin për “kërcënimin” nga I...