Të paktën 24 persona vdiqën pasi një varkë e mbingarkuar u përmbys në një lumë në provincën Ndombe të Kongos. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë persona janë të zhdukur, tha të mërkurën një zyrtar lokal, raporton Reuters.
Varka me rreth 250 deri në 300 pasagjerë u përmbys të dielën mbrëma pasi goditi trungjet e pemëve nën ujë, tha për Reuters administratori i territorit Kutu, Jacques Nzenza.
Ai theksoi se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit.
“Kishte një çekuilibër në varkë dhe njerëzit në panik shkuan për të vënë peshën në njërën anë, duke bërë që varka të përmbysej”.
Udhëtimet në lumenj dhe aksidentet vdekjeprurëse me varka janë të zakonshme në vendin e Afrikës Qendrore, i cili ka pak rrugë të asfaltuara në të gjithë territorin e tij të gjerë e të pyllëzuar dhe anijet shpesh ngarkohen përtej kapacitetit të tyre./abcnews/
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...