Trajneri i skuadrës së Legia Varshavës, Goncalo Fei, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj FC Dritës që do të zhvillohet nesër në ora 18:00, është ndeshja e parë e play-offit të Conference League.
Gjatë konfercnës, trajneri i Legias tha se morën informacione për FC Dritën nga ish-lojtari i tij, Qëndrim Zyba, shkruan Arbresh.info.
Zyba tanimë është pjesë e skuadrës Slovan Liberec, mirëpo siç duket ka lënë kontakte të mira me ish klubin e tij.
“Nëse dikush pret një shëtitje, ju them menjëherë se nuk do të ndodhë. Vitet e fundit, Drita ishte në gjendje të barazonte me Feyenoordin dhe Victoria Pilzin. Kjo flet vetë. Sigurisht që luajmë në shtëpi. Ne duam të fitojmë dhe të jemi shumë më afër grupeve nga kjo ndeshje. Megjithatë, do të doja që ne ta tregonim atë në fushë, jo në konferenca”.
“Analiza ishte e njëjtë si gjithmonë. Ne kontaktuam njerëz që e njohin mirë kundërshtarin. Ish-lojtari ynë, Qëndrim Zyba, na ka dhënë shumë këshilla. Po kështu Jurgen Celhaka. Ne po përgatitemi për këtë ndeshje në mënyrë të ngjashme me ndeshjen kundër Broendby”, deklaroi trajneri portugez.
Feio gjithashtu shtoi se skuadra nga Gjilani ka bërë diçka historike, pasiqë është hera e parë që kanë arritur deri në këtë faze.
FC Drita ishte përballur me Legia Varshavën në vitin 202, ku polakët shënuan fitore me rezultat 2-0. /Arbresh.info
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...