Në Prizren është arrestuar një e grua, pasi fillimisht ka fyer dhe më pas ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë hyrjes në një market të një pompe të derivateve.
Sipas Policia e Kosovës, e dyshuara ka goditur zyrtarin policor me shqelm, ndërsa gjatë arrestimit ka rezistuar dhe ka lënduar edhe dy policë të tjerë.
“Prizren / 17.05.2026 – 23:20. Është arrestuar e dyshuara f/k për shkak se fillimisht e kishte fyer dhe më pas sulmuar – goditë me shqelm zyrtarin policor derisa kishte qenë duke hyrë në marketin e një pompe të derivateve. E dyshuara gjatë arrestimit ka shfaqë rezistencë dhe si pasojë ka lënduar dy zyrtar policor. Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policor kanë marr tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin ditor të PK./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit