Moska thirri të premten ambasadoren e Italisë, Cecilia Piccioni për një raport të kryer nga një ekip i radiotelevizionit publik italian (RAI) në një zonë të rajonit të Kurskut, ku po kryen ofensivën Ukraina.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Moska protestoi ashpër për “veprimet e një grupi RAI i cili hyri ilegalisht në Rusi për të mbuluar sulmin kriminal terrorist nga ushtarët ukrainas kundër rajonit të Kurskut”.
Raporti mbi ushtrinë ukrainase në qytetin rus Shuja, të cilin Kievi pretendon se e ka kapur plotësisht, është realizuar nga Stefania Battistini dhe Simone Traini, të dy gazetarë italianë të RAI.
Nga ana e saj, Rusia paralajmëroi se dy gazetarët mund të ndiqen penalisht. “Organet përkatëse po marrin masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat (…) të këtij krimi”, tha ministria ruse.
Ministria e Jashtme italiane theksoi se ambasadori mbrojti punën e “pavarur” të gazetarëve. Sipas një zëdhënësi të ministrisë, Cecilia Piccioni ” shpjegoi se RAI dhe në veçanti grupet gazetareske planifikojnë veprimet e tyre plotësisht në mënyrë autonome dhe të pavarur”./abcnews.al
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë