Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje organizoi pritje për bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.
Zyra e Kryeministrit njofton se duke u uruar të gjithëve mirëseardhje, fjalën pritëse Kurti e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
“Gëzohem që ju shoh, e gëzuar edhe 25-vjetori i çlirimit të vendit tonë. Ky vit është jubilar e i veçantë, sepse u bë një çerek shekulli në liri. Edhe këtu, shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe nderimet tona të larta për të gjithë ata e ato që u sakrifikuan për liri. Përulësisht nga ana jonë, lavdia u takon atyre, përjetësisht”, u shpreh kryeministri, thuhet në njoftimin për media nga ZKM-ja, shkruan Arbresh.info
Ttutje thuhet se Kurti veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes patformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës me qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin.
“Kryeministri theksoi se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë. Çka i ka munguar mërgatës, shtoi ai, është “shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”, vijon komunikata.
Kjo pritje u organizua në kuadër të platformës ‘Shijo Kosovën’, në shënim të Ditës së Diasporës./Arbresh.info/





Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...