E frymëzuar nga “Bridgerton” Jennifer Lopez e kthen festën e ditëlindjes së saj në një mbrëmje mbretërore. Me fustane madhështorë, orkestër klasike dhe shumë detaje mbreslënëse, kjo ishte festa ekstravagante e Lopez në ditëlindjen e saj të 55-të.
Megjithatë sikur të kishte dalë direkt nga një episod i “Bridgerton” videokolazhi i ndarë nga vetë Lopez tregon orkestrën shoqëruese, të gjithë duke kërcyer dhe të veshur të frymëzuar nga epoka e “Regency”.
Përmbledhja e festimeve të ditëlindjes së saj vazhdon me një sërë fotosh të yllit të “Hustlers” e veshur me një fustan blu të gjatë dhe përrallor i përshtatur për mbretëreshën e ditëlindjes me flokët e kapura në një stil elegant.
Nga mbrëmja madhështore ajo që tërhoqi vëmendje ishte fakti që në foto apo videot e shpërndara u pa që fëmijët e saj binjakë Emme dhe Max, si dhe burri i saj Ben Affleck nuk ishin të pranishëm në festë.
Prej kohësh Lopez dhe Affleck po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre në çift teksa vetëm, para pak kohësh nxorën në shitje shtëpinë e tyre./tvklan.al



Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...