Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten e kësaj jave do të ketë ndryshim të motit.
Sipas njoftimit, në këtë valë të nxehtit parashikohet të ketë shkarkime rrufesh dhe riga shiu për gjatë dy ditëve të ardhshme, por edhe ulej të temperaturave nga 4 deri në 5 gradë Celius, shkruan Arbresh.info.
Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.
Ndërsa të premten do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit