Belgjika mbylli aventurën në EURO 2024 në raundin e 1/8-ave pas humbjes minimale 1-0 përballë Francës, një disfatë që erdhi nga autogoli i Jan Vertonghen.
Por, vetëm katër ditë pas eliminimit dhe autogolit, mbrojtësi ka njoftuar këtë të premte edhe tërheqjen e tij nga kombëtarja belge, me 37-vjeçarin që këtë lajm e bëri publik nëpërmjet rrjeteve sociale.
— Jan Vertonghen (@JanVertonghen) July 5, 2024
“Faleminderit për të gjitha kujtimet, jetova ëndrrën time”, shkruan mbrojtës belg.
Jan Vertonghen që aktualisht aktivizohet në Belgjikë me skuadrën e Anderlecht, debutoi me kombëtaren e tij në vitin 2007 dhe ndaj Francës ai zhvilloi ndeshjen numër 157, teksa realizoi edhe 10 gola.
Vertonghen ishte pjesë e Belgjikës në tre Botërore, 2014, 2018 dhe 2022, ndërsa mori pjesë edhe në tre Europian 2016, 2020 dhe 2024 me arritjen më të madhe, vendin e tretë në Kupën e Botës, Rusi 2018.
Gjithashtu duhet theksuar se ish-mbrojtësi Benficas dhe Tottenham është momentalisht lojtari me më shumë prezenca te Belgjika duke lënë pas Axel Witsel me 132 ndeshje./ss
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira