Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas ndalimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan” nga autoritetet e Serbisë.
Ajo ka akuzuar shtetin serb se është pozicionuar në anën e huliganëve dhe se me këtë veprim, është pamundësuar zhvillimi i debateve për pajtim.
“Me ndalimin e ‘Mirëdita, dobar dan’, Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe u zhytën në errësirën e etnonacionalizmit ekstrem. Në Serbi tani nuk mund të organizohet debat për pajtim dhe as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në platformën X.
Më herët, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndalimi i festivalit u bë për arsye sigurie. Festivali ishte planifikuar të hapej sot në orën 18:30 në sheshin Dorqol. Megjithatë, disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë dhe duke kënduar këngë nacionaliste dhe kundër Kosovës.
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...