Analisti për siguri në Institutin Octopus, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.
Me anë të një postimi në X, Musliu ka shkruar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.
“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq, u arrestuar të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh./Arbresh.info
Another arrested for #espionage in #Kosovo. This time the arrested person is a Serb (Aleksandar Vlajic), who once served in the intelligence of the Kosovo Police. @iskhoctopus finds out that Vlajic shared informations to the #BIA #Serbia, and had a large network of information… pic.twitter.com/aDiqC9lZOa
— Agim Musliu (@agim_musliu) June 26, 2024
LEXO EDHE:
Arrestohet një i dyshuar për spiunazh në rajonin e Mitrovicës
30 binjakë diplomohen së bashku në një shkollë të mesme në N...
Gjykata Supreme në SHBA autorizon rifillimin e dëbimeve në v...
Lushaku-Sadriu kritikon MASHTI-n për menaxhimin e Testit të ...
Irani mohon sulmet raketore ndaj Izraelit pas armëpushimit
Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Iranin pas “shkeljes...
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, ...