Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësiht në fshatin Sojevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se në aksident është përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan , saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij akaidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.”, ka konfirmuar Veseli.
Ai shtoi se lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...