Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Tahirsylaj vjen nga një familje atdhetare, shkruan Arbresh.info.
“Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.”, ka shkruar ai.
“Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën! U prehsh në paqe, profesor!”, tha mes të tjerash kreu opozitar./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri