Ndërroi jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj

20:29 | 16 Qershor 2024
E.G

Ka vdekur meteorologu i njohur kosovar, Sylë Tahirsylaj. Lajmin për vdekjen e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Për detajet e varrimit të tij, familjarët kanë thënë se do ta njoftojnë opinionin së shpejti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme