Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se ka pranuar sot studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitjen në “Kalanë e Prizrenit.
Me anë të një postimi në Facebook, Totaj ka thënë se hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut, përcjell Arbresh.info.
Ai shtoi se teleferiku do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe vendas.
Postimi i plotë:
Sot, pranova studimin e fizibilitetit dhe studimin gjeoteknik për ndërtimin e strukturës dhe teleferikut për ngjitje në “Kalanë e Prizrenit”, i hartuar nga Agjencia Zvicerane “Sëisscontact” dhe kompania “Epode” nga Franca.
Realizimi i këtij projekti rrjedh nga marrëveshja tri palëshe mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe “Sëisscontact”-it.
Hapi i radhës do të jetë hartimi i projektit të detajuar dhe ndjekja e proceseve ligjore për ndërtimin e teleferikut, që do të jetë një tjetër element atraktiv për turistët e huaj dhe ata vendës./Arbresh.info
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116