Tammy Abraham do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar veror dhe do të rikthehet në Ligën Premier.
Sulmuesi anglez qëndroi një vit jashtë fushave të blerta dhe vetëm në fund të sezonit është rikthyer për të luajtur me Giallorosët.
Ai ka luajtur në total 321 minuta në 12 ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Pas tre viteve qëndrim në kryeqytetin italian, Abraham do të largohet për tu rikthyer në Ligën Premier, ku pesë skuadra tanimë kanë shfaqur interesim për të.
Team Talk ka raportuar se skuadrat si Tottenham Hotspur, West Ham United, Aston Villa, Bournemouth dhe Leicester City janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit anglez.
Roma është e gatshme ta shes anglezin dhe po synon që nga largimi i tij të fitojë rreth 45 milionë euro.
Giallorosët duan që me paratë nga shitja e Abraham të transferojnë sulmuesin kanadez Jonathan David. /Telegrafi/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...