Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se është koha që SHBA dhe BE ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosoves dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se Kosova duhet të zbatojë Asociacionin, e në anën tjetër Serbia ta njohë de jure shtetin e Kosovës.
Sipas saj, një marrëveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO.
“Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje marreveshje qe perfshine obligimet e detyrueshme te dy paleve: me nje ane Kosova zbaton asociacionin ne anen tjeter Serbia njeh de jure shtetin e Kosoves – kjo marreveshje do te precizoj qe ne daten e hyrjes se Serbise ne BE ne po ate date Serbia ka njohur zyrtarisht Kosoven dhe Kosova ka zbatuar asociacionin. Nje marreveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojne modele te tilla ne historine e marreveshjeve paqesore mes shteteve qe kane pasur mosmarreveshje – eshte koha qe te behet nje marreveshje e tille historike, ne menyre qe me ne fund Ballkani Perendimor te arrine nje paqe te qendrueshme”, shkroi ajo./Arbresh.info
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...