Të shtunën do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.
Para ndeshjes që zhvillohet në “Wembley” me fillim nga ora 21:00, Luka Modric ka folur para mediave.
“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe kemi shumë besim dhe qetësi për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”, ka thënë fillimisht ai.
Kroati tutje shtoi se ndeshja sipas tij ka shanse 50-50 nga të dyja ekipet.
“Ndeshja është 50-50, ne po luajmë kundër një ekipi të madh që ka pasur një sezon të mrekullueshëm në Champions League”, tha ai, përcjell Klankosova.tv
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...