Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka deklaruar se Shqipëria pritet të vizitohet nga 14 milionë turistë, ku gjysma e tyre sipas tij, janë nga Kosova.
Duke folur mbi turizmin, Malaj theksoi se shqiptarët e Kosovës janë të lidhur me vendet turistike të Shqipërisë.
Ai vuri në dukje se pavarësisht se shqiptarët e Kosovës kanë përfituar nga liberalizimi i vizave duke iu dhënë mundësi të eksplorojnë vende të tjerë, sërish sipas Malajt, ata do të vijojnë të jenë të lidhur me Shqipërinë.
“Shqiptarët e Kosovës janë numri më i madh i atyre që hyjnë në Shqipëri për të kryer pushimet. Qeveria shqiptare e ka prioritet turizmin. Ne e dimë se presim të kemi rreth 14 milionë turistë në Shqipëri. Një pjesë e madhe, thuajse gjysma të jenë nga Kosova.
Mendoj se operatorët turistikë të Shqipërisë kanë përgatitur oferta të posaçme që shqiptarët e Kosovës të vazhdojnë të ruajnë atë trendin e përhershëm që kanë me Shqipërinë dhe mund t’ju them se shumë shqiptarë nga Shqipëria vijnë për turizmin malor dhe e shfrytëzojnë më së miri këtë gjë.
Ndërkaq, Durrësi, Lezha, Vlora dhe Saranda janë bërë të përhershëm për shqiptarët e Kosovës, kanë blerë edhe prona aty. Kanë biznese.
Pra ata kanë një lidhje tepër të fuqishme me Shqipërinë dhe një lidhje e cila vazhdon. Tashmë që shqiptarët e Kosovës lëvizin lirshëm tendenca për eksplorim për në vendet e tjera prej tyre do të jetë, por kjo nuk do të thotë se do të shkëputin lidhjen e tyre të ngushtë që kanë me turizmin shqiptar”, u shpreh Malaj.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116