Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka thënë se gjaku i derdhur i dëshmoreve është momenti më i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.
Ai këto deklarata i bëri gjatë homazheve me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj. Këtë të fundit, ambasadori Malaj deklaroi se e ka të familjes, për të cilin tha se ka pasur dashuri të zjarrtë për Kosovën.
“Sot jam këtu që Epopeja e UÇK-së apo gjithë atyre që derdhen gjakun për Kosovën është një moment tepër i rëndësishëm qoftë për Kosovën qoftë edhe për Shqipërinë. Sot këtu dua të them edhe diçka nga vetja ime. Unë kam marr pjesë këto muaj në shumë akademi përkujtimore anë e mbanë Kosovës, ku kam shprehur respektin tim por dhe të Shqipërisë për këta njerëz që derdhen gjakun për ditën e sotme që jeton rinia e Kosovës”.
“Por sot nga ana tjetër, jam këtu edhe për një moment timin sepse njëri prej dëshmorëve këtu, Hazir Malaj është njeriu im, është gjaku im, është i familjes sime. E kam njohur nga afër e kam ditur zemrën e tij të zjarret edhe dashurin e jashtëzakonshme që ai kishte për Kosovën. Të gjithë duhet të përkulemi me respekt për para tyre pikërisht për atë mision të jashtëzakonshëm që ata e kanë kryer dhe që ne duhet t’i respektojmë sa jemi gjallë. Uroj më të mirat për familjen e tyre, ne të gjithë duhet të respektojmë gjithçka që ata bënë për Kosovën”, tha Malaj./eo
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116