Atalanta mposhti 4-1 Fiorentinën dhe siguroi kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.
Zikaltrit nga Bergamo përmbysën humbjen 1-0 në Firence dhe kanë shansin të hakmerren ndaj Juventusit.
Ekip përballë të cilit humbën 2-1 finalen e vitit 2021. Maarten De Roon, një nga ekspertët e skuadrës së Gasperinit, beson te fitorja kundër bardhezinjve të Allegrit në kryeqytetin italian.
“Jemi shumë të lumtur, sidomos pas humbjes në Firence. Është kënaqësi e madhe të rikthehesh në finale. Patëm fat që shënuam shpejt, goli na shtoi vetëbesimin. Më pas u bë një ndeshje disi e pistë.Pjesën e dytë e nisëm fuqishëm, kishim shumë hapësira. Keqardhje vetëm për golin e pësuar nga goditja standarte, por jemi shumë të kënaqur që siguruam kalimin në finale.
Juventusi? Ne jemi në gjendje të mposhtim çdo kundërshtar, por nuk do e kemi të lehtë. Juvja ka përvojë në finale, ata janë një skuadër e madhe që e gjejnë golin edhe kur vuajnë”, u shpreh 33-vjeçari holandez.
Atalanta-Juventus do të zhvillohet në datën 15 maj (18:00) në “Olimpico”.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur