Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – 99% e të cilave u rrëzuan, në bashkëpunim me partnerë si SHBA dhe Britania e Madhe.
Kështu njoftoi ushtria izraelite, e cila u shpreh e vendosur për t’ju përgjigjur deri në fund sulmeve të tilla.
Në një konferencë për mediet, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha gjithashtu se disa prej raketave gjatë natës ishin nga Iraku dhe Jemeni.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë shtesë, ne arritëm të mbronim territorin e shtetit të Izraelit. U shkaktuan shumë pak dëme – ky është rezultat i operacioneve mbresëlënëse të IDF,” tha ai.
Më tej ai u shpreh se u lëshuan 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk shkoi në Izrael, si dhe 120 raketa balistike. Media amerikane, CNN, duke cituar burime të sigurta thotë se sulmi iranian ndaj Izraelit zgjati rreth pesë orë./ abcnews.al
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë