Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh shoferit, i cili dyshohet se të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Dorjan Juniku.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar prokurori i rastit Dorjan Juniku i cili tha se i dyshuari ngarkohet me dy vepra penale.
“Sot në orën 17:45 është mbajtur seanca mbi vlerësimin e kërkesës së prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ku pas mbajtjes së kësaj séance të pandehurit I është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.”, tha ai.
“në rastin konkret i njëjti ngarkohet me dy vepra penale “ngasje në gjendje të dehur” dhe veprën “mosdhënia e ndihmës së personit pas fatkeqësisë së trafikut publik./Arbresh.info/
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...