Komandanti i misionit KFOR, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot ambasadorë të vendeve të Quint-it.
Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, përcjell Arbresh.info.
“Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, zhvilloi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı , zëvendës ambasadori Italian në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe shefja e Seksionit Politik të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së, znj. Tuuli Parnsalu, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
“Takimi ofroi një mundësi për të ndarë pikëpamjet mbi trendet e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, mbi përkushtimin e palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...